Hapet Java e Krenarisë 2022

23 04 2024

Java e Krenarisë është hapur zyrtarisht sot me 6 qershor në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit.

"Le të punojmë më shumë për dashurinë në shoqëri, në shtet dhe në familje sepse dashuria është dashuri", kështu u përmbyll fjalimi i Presidentës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriut e cila në mbështetje të Javës së Krenarisë dha një fjalë rasti, duke treguar solidaritet dhe përkrahje për personat LGBTQI+ në Kosovë. "Barazia duhet të jëtë synimi ynë i përditshem" tha ndër të tjera Presidentja e Republikës së Kosovës.

Fjalë rasti gjithashtu mbajtën:

- Habit Hajredini, Drejtor, Zyra për qeverisje të mirë / Zyra e Kryeministrit.

- Albulena Haxhiu, Ministre e Ministrisë së Drejtësisë

- Jeffrey Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

- Tomas Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë

- Arbër Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)

Edhe këtë vit, Parada e Krenarisë, përveç festimit, duhet të konsiderohet si rezistencë paqësore për të adresuar çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.