Në edicionin e saj të gjashtë, Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” ka pasqyruar praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.
Në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe patriarkale, është detyrë e shtetit që të krijoj siguri për personat të cilët nuk ndihen të sigurt nga mendësia shtypëse e cila prodhohet nga këto dy institucione. Partitë politike, qeveria dhe presidenca në anën tjetër nuk i kanë prioritet të drejtat LGBTIQ+, përkundrazi personat queer përdoren nga ta për të arritur në pushtet. Në njërën anë tregohen progresiv në tryeza të mbyllura me ndërkombëtarë e shoqëri civile, në anën tjetër tentojnë t’i largohen sa më shumë temave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në fushata e komunikim me votuesit.
Në vitin 2022, Parada e Krenarisë, përveç festimit, është konsideruar si rezistencë paqësore për të adresuar çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.