THIRRJE: JAVA E KRENARISË PO VJEN, BASHKOHUNI ME NE

29 04 2024

Ftojmë organizatat, grupet formale dhe jo-formale, dhe individët të na bashkangjiten në organizim të Javës së Krenarisë 2023.

Me qëllim të përfshirjes të sa më shumë grupeve të interesuara në organizim të aktiviteve të Javës së Krenarisë, Prishtina Pride ju fton që të jeni pjesë e Javës së Krenarisë duke propozuar aktivitete, ose ngjarje të cilat do të mund t’i organizonit dhe që gjithmonë keni pasur dëshirë t’i keni në kuadër të kësaj jave.

Kriteret për aplikim për organizatat/grupet formale dhe jo-formale janë:

- Një Letër Motivuese në të cilën përshkruhet misioni, vizioni dhe qëllimet e organizatës/grupit formal/grupit jo-formal si dhe dëshmia e punës në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, më specifikisht të komunitetit LGBTI+ në Kosovë. Në pjesën tjetër të përshkruhet një ide konkrete se çfar aktiviteti, ngjarje propozoni të organizoni në kuadër të Javës së Krenarisë (Ky dokument duhet të ketë më së shumti 800 fjalë)

- Dy kontakte për qëllim reference (Emri Mbiemri, email address, dhe numrin e telefonit)

Kriteret për aplikim për individët janë:

- Një Letër Motivuese në të cilën përshkruhet motivi për bashkangjitje në organizim të Javës së Krenarisë, dëshmia e punës në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut më specifikisht të komunitetit LGBTI+ në Kosovë, si dhe të përshkruhet një ide konkrete se çfar aktiviteti ngjarje propozoni ta organizoni në kuadër të Javës së Krenarisë. (Ky dokument duhet të ketë më së shumti 800 fjalë)

- Një kontakt për qëllim reference (Emri Mbiemri, email address, dhe numrin e telefonit)

Roli dhe përgjegjësitë gjatë takimeve dhe angazhimit në organizim të Javës së Krenarisë 2023 janë:

- Pjesëmarrja e rregullt e të paktit njërit përfaqësues të organizatës/grupit formal ose jo-formal gjatë takimeve javore të Prishtina Pride është e obligueshme

- Në rast se jeni individ, pjesëmarrja e juaj gjatë takimeve javore të Prishtina Pride është e obligueshme

- Raportimi i punës së bërë gjatë mbledhjeve javore të Prishtina Pride në lidhje me aktivitetin/ngjarjen e planifikuar është i obligueshëm

- Asistimi në mbikqyrje të të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve gjatë Javës së Krenarisë

- Organizata/grupi formal dhe jo-formal dhe individët gjatë pjesëmarrjes në organizim të Javës së Krenarisë duhet të respektojnë rregullat e mirësjelljes, të shfaqin etikë pune dhe të kenë qasje produktive gjatë angazhimit.


Luteni që aplikimin ta dërgoni më së largu deri me 18 prill, ora 23:59 në emailin [email protected] dhe me subjekt: Aplikim për bashkangjitje Prishtina Pride 2023

Në rast që dorëzoni aplikimin pas afatit kohor të përcaktuar, ose pa njërin nga dokumentet e kërkuara më lartë aplikimi juaj nuk do të merret parasysh.