U mbajt me sukses Konferenca Vjetore me temën “Shteti dhe të Drejtat e Personave LGBTQI+ – Përgjegjësitë në Kohë Sfiduese”.
17 07 2025
U mbajt me sukses Konferenca Vjetore me temën “Shteti dhe të Drejtat e Personave LGBTQI+ – Përgjegjësitë në Kohë Sfiduese”.
Konferenca hapi hapësirë për diskutim të thelluar mbi përgjegjësinë institucionale në avancimin e të drejtave të personave LGBTQI+, si dhe mbi sfidat që paraqesin lëvizjet anti-gjinore në një kontekst global e lokal gjithnjë më të ndërlikuar.
Faleminderit Rina Braimi (CEL Kosova) për fjalët e mirëseardhjes!
Në panelin e parë, të moderuar nga Marigona Shabiu (YIHR KS), morën pjesë:
Naim Qelaj, Avokat i Popullit: Rajmonda Sylbije, Drejtore e Programit, CSGD.
Paneli i dytë, i moderuar nga Yllka Soba (CRD), solli reflektime të rëndësishme nga:
Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive, QKSGJ; Lura Limani, Udhëheqëse e Programit për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Rajonal, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve/eve, dhe panelistëve/ve që kontribuuan në një diskutim të hapur, të guximshëm dhe të domosdoshëm për të ardhmen e barazisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.