Dita e dytë e Javës së Krenarisë me plot aktivitete

23 11 2024

Me 7 qershor u mbajtën një sërë aktivitetesh në kuadër të Javës së Krenarisë. Dita filloi me një konferencë "Pranimi dhe njohja ligjore e personave LGBTQI+", e cila ka adresuar çështjen e pranimit të fëmijëve LGBTQI+ në familje dhe dhunës me të cilën ata/ato përballen, si dhe çështjen e (mos)përfshirjes së martesave së seksit të njëjtë në Kodin Civil.

Në ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” u shfaq një aksion rrugor me emrin “edhe në shtet, edhe në familje”. Përmes këtij aksioni rrugor janë sjellur storiet e sfidave të personave LGBTQI+. Këto storie të pranimit të vetës të shfaqura në një tel ku ishin të varura rroba të cilat veshën në jetën e përditshme kanë treguar rezistencën që komuniteti e ka në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe patriarkale. E njëkohësisht, përmes këtyre storieve është festuar për familjet që na kanë pranu dhe ato që i kemi zgjedhë.

Tutje, gjatë kësaj dite u shfaq ekspozita “Shpinë e gjejë kur t’dal prej shpisë” në Bubble Pub. Gjatë këtij eventi artistët patën mundësi të diskutonin bashkë me pjesëmarrësit për ekspozitën dhe punën që kanë bërë.

Dita përfundoi me një drag show party në Teatrin ODA.