Prishtina Pride Prezanton Slolganin e 10 Vjetorit të Pride

20 04 2026

BARAZI OSE REVOLTË

Ky nuk është vetëm slogan, ky është realiteti ynë. Java e Krenarisë, në dhjetëvjetorin e saj, nuk bën më asnjë kompromis që nuk bëhet, me askë.

Personat LGBTIQ+ vazhdojnë të përballen me sfida të ditëpërditshme: siguria, strehimi, njohja e identitetit ligjor, njohja e partneriteve, mungesa e shërbimeve bazë, dhuna në familje, mes tjerash.

Barazia nuk është privilegj, është e drejtë. Kur barazia mohohet, rezistenca bëhet e domosdoshme. Në frymën e kësaj rezistence, personat LGBTIQ+ ju ftojnë të bashkoheni në aktivizmin që është i nevojshëm sidomos sot, në klimën aktuale botërore.

Ju njoftojmë me sloganin e Javës së Krenarisë 2026: Barazi ose Revoltë!