Prishtina Pride është një bashkëpunim i disa organizatave joqeveritare të shoqërisë civile të cilat kanë target grup komunitetet LGBTQI+. Për herë të parë Prishtina Pride është organizuar në tetor të vitit 2017. Sot e kësaj dite, organizatat partnere luftojnë për arritjen e pranimit dhe gjithëpërfshirjes së personave LGBTQI+ në shoqërinë Kosovare ku dominojnë rolet gjinore tradicionale si dhe luftojnë proceset legjislative të cilat nuk mbështesin të drejtat themelore të personave që nuk përputhen dhe identifikohen me rolet binare dhe dominuese shoqërore.
Shënimi i Javës së Krenarisë bëhet përmes konferencave dhe paneleve vetëdijësuese, eventeve kulturore dhe artistike si dhe atyre joformale që festojnë ekzistencën e personave LGBTQI+.