Prishtina duke qenë se është kryeqyteti i Kosovës ofron mundësi të llojllojshme për akomodim në qendër dhe periferi të qytetit. Për shkak se të gjitha aktivitetet e Javës së Krenarisë organizohen në qendër apo afër qendrës së qytetit ne ju rekomandojmë që akomodimin tuaj ta zgjedhni afër qendrës. Ju mund të llogarisni Katedralen Nënë Tereza, Hotel Grand, apo edhe ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës si pika referente ku është qendra e qytetit.
Tutje, Prishtina ka një sërë hotelesh të cilat nëse planifikoni me kohë mund të gjeni çmime të përballueshme, kliko këtu të parë opsionet: The 10 best accommodation in Pristina, Kosovo | Booking.com
Hostelet janë poashtu zgjedhje të cilat shpeshherë janë më të përballueshme për nga çmimi por edhe ofrojnë mundësi të mirë për socializim, për më tepër vizitoni linkun: Hostels in Pristina - Top Rated Hostels 2023 - Hostelworld
Airbnb është gjithashtu një mundësi e mirë. Përshkak se qendra e Prishtinës është e mbushur me ndërtesa për banim, një numër i konsiderueshëm i banesave në qendër të kryeqytetit ofrojnë shërbimin e Airbnb. Për më tepër vizitoni linkun: Pristina Vacation Rentals & Homes | Airbnb