JAVA
E KRENARISË 2026

1- 5 QERSHOR 2026

Java e Krenarisë // 1 - 5 Qershor 2026

Edicioni i dhjetë i Javës së Krenarisë në Kosovë është këtu!

BARAZI OSE REVOLTË!

Të veprosh është më e vështirë se të flasësh. Asnjëra, megjithatë, nuk duket se mund të jetësohen pa njëra tjetrën.

Ne kemi vendosur të veprojmë, tash e dhjetë vite me Javën tonë të Krenarisë, një institucion në vete që i ka mbijetuar të gjitha zhvillimeve sociale, politike, kulturore e akademike në Kosovë.

Këtë vit, kërkesat tona janë ato që kanë qenë gjithmonë, por më të forta, të vendosura mbi themelin e aktivizmit tonë që nuk do të përulet para propagandave të individëve e grupeve të ndryshme. Barazi ose Revoltë – slogani i edicionit të këtij viti të Javës së Krenarisë mund të lexohet në shumë forma: si një thirrje për vendosjen tonë në jetën publike, si një apel për të na ftuar aty ku merren vendimet e mëdha për jetën tonë dhe të shokëve e shoqeve tona, si një protestë për sulmet fizike e llafet urrejtëse që na adresohen në baza ditore, si një tjetër festim i ekzistencës sonë e cila, si çdo ekzistencë tjetër, nuk kërkon dhe as nuk pret pranim ose legjitimim.

Ne kemi folur e do të flasim, përmes veprave e përmes angazhimit tonë të palodhshëm ndaj të drejtave të komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë. Kur mbron një njeri, po mbron një njerëzim të tërë. Kur mbron një të drejtë njerëzore, po çon tutje vetëdijen e botës. Në momentumin e shoqërisë kosovare dhe asaj botërore, një avokim si ky i yni nënkupton një bashkim për barazi, drejtësi, trajtim të barabartë në çdo derë të hapësirë sonë shoqërore.

Ne po angazhohemi për funksionalizimin e strehimores së sigurtë për personat LGBTIQ+ që përballen me dhunë apo përjashtim; për njohjen ligjore të partneritetit të të njëjtit seks dhe mbrojtjen e familjeve tona; për qasje të barabartë në shërbime shëndetësore dinjitoze dhe pa diskriminim; për një arsim gjithëpërfshirës që nuk hesht mbi identitetet tona; për mbrojtje efektive nga gjuha e urrejtjes dhe dhuna. Lista është e gjatë, aq sa edhe forca jonë.

JAVA E KRENARISË 2026

Eventet

1 June

17:00 - 18:00

Sheshi Adem Jashari, Prishtinë Main event

PERFORMANCË: PASQYRIM I ARGJENDTË

PERFORMANCË: PASQYRIM I ARGJENDTË HAVEIT 1 QERSHOR 17:00 Sheshi Adem Jashari, Prishtinë Kjo performancë në sheshin e Prishtinës nis nga një pyetje thelbësore: ku shkojnë të rinjtë LGBTQI+ kur refuzohen nga familja dhe shoqëria, dhe ku mund...

1 June

18:00 - 19:00

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë Main event

HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË

HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 1 QERSHOR
 18:00
 Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë  Java e Krenarisë 2026 hapet zyrtarisht me një ceremoni që bashkon përfaqësues/e institucionalë/e, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë...

1 June

21:00 - 00:00

Juno's Social Hub Main event

LET’S PRIDE

LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR
 21:00
 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na...

2 June

15:20 - 16:20

Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Main event

INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes

INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...

2 June

20:00 - 22:00

Salla e Kuqe, Prishtinë Main event

PERFORMANCË TEATRORE: “MONOLOGJET E VAGINËS DHE MONOLOGJE TË TJERA HERETIKE”

PERFORMANCË TEATRORE: “MONOLOGJET E VAGINËS DHE MONOLOGJE TË TJERA HERETIKE” Sipas Eve Ensler dhe Jeton Nezirajt Aranzhimi skenik: Blerta Neziraj Performues: Adrian Morina, Edon Shileku, Diva Aranzhimi muzikor: Gezim Hasani Mbështetja teknike:...

2 June

21:00 - 00:00

Kafet e Rakisë, Prishtina Main event

VIDEO-PROJEKSION: DRITAT E PARADËS

VIDEO-PROJEKSION: DRITAT E PARADËS Kaltrina Berisha 2 qershor 21:00 – 00:00 Kafet e Rakisë, Prishtina Light of Pride është një instalacion publik i videomapping-ut i prezantuar gjatë Javës së Krenarisë në Prishtinë. Projekti transformon një ndërtesë...

3 June

12:00 - 15:00

Kometë, Ulpianë, Prishtinë Main event

QUEER BRUNCH

QUEER BRUNCH Muzikë nga Erleta Board Games 3 QERSHOR 12:00 - 15:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Queer Brunch sjell një hapësirë të ngrohtë, të hapur dhe festive për komunitetin queer, miqtë dhe aleatët, ku takimi, biseda, ushqimi dhe muzika...

3 June

17:00 - 18:00

Kometë, Ulpianë, Prishtinë Main event

PERFORMANCË ARTISTIKE: DY TRUPA

Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....

4 June

10:00 - 12:00

Sirius Hotel, Prishtinë Main event

KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË

KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...

4 June

19:00 - 22:00

Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Main event

EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE

EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...

5 June

11:30 - 12:45

Sheshi Skënderbeu Main event

PARADA E KRENARISË 2026

PARADA E KRENARISË 2026 BARAZI OSE REVOLTË! 5 QERSHOR 11:30 - 12:00 Mbledhja para sheshit Skënderbeu 12:00 - Parada e Krenarisë fillon Parada e Krenarisë është momenti më publik dhe më i fuqishëm i Javës së Krenarisë: një ecje për barazi, dinjitet,...

5 June

12:45 - 14:00

Biblioteka Kombëtare, Prishtinë Main event

KONCERT: ADELINA ISMAILI

KONCERT: ADELINA ISMAILI 5 QERSHOR 12:45 Biblioteka Kombëtare, Prishtinë Pas përfundimit të Paradës së Krenarisë, vazhdojmë bashkë drejt koncertit të këtij edicioni. Kush tjetër përveç Adelina Ismailit mund të mishërojë kaq fuqishëm figurën e divës...

5 June

23:00 - 06:00

Bubble X Main event

REVOLT ON THE DANCEFLOOR

REVOLT ON THE DANCEFLOOR Legendary Gigi Revlon | Riley Revlon | Hanabi Gorgeous Gucci | Legendary Madame B Gucci | Hydra | Alex Electra | Agoni | Matale | Elise 5 qershor 23:00 Bubble X “REVOLT on the Dance Floor” është konceptuar si një mega-show...