Thirrje e hapur për punë artistike në Javën e Krenarisë 2026

06 03 2026

Java e Krenarisë 2026 në Kosovë fton artistë/e nga të gjitha fushat – art vizual, performancë, poezi, muzikë, film i shkurtër, instalacion, dizajn dhe më gjerë – të bëhen pjesë e programit të këtij viti.

Nuk keni nevojë të kufizoheni në propozimet tuaja. Nëse keni një krijim apo një ide që keni dëshirë t’a bëni realitet, nëse doni të prodhoni një punë arti dhe aktivizmi me plot dashni dhe të bëheni pjesë e Javës së Krenarisë në muajin qershor të këtij viti, this call is the right one for you!

Projektet e përzgjedhura do të mbështeten financiarisht me 3,000 € (bruto) secili, për realizimin e plotë të veprës artistike në kuadër të Javës së Krenarisë 2026.


*

Aplikimi është i hapur për individë që jetojnë në Kosovë ose janë me origjinë nga Kosova, mbi moshën 18 vjeçare, queer ose jo. 

Propozimet duhet të jenë punë origjinale, të parealizuara më parë.

Veprat artistike të përzgjedhura pritet të realizohen gjatë muajve prill - maj 2026 dhe të shfaqen për publikun në fillim të qershorit, gjatë Javës së Krenarisë 2026. 


*

Propozimi artistik duhet të reflektojë vlerat e barazisë, lirisë, dashurisë dhe ndërtimit të komunitetit.

Ideja duhet të jetë e qartë, e strukturuar mirë dhe e realizueshme brenda buxhetit dhe afatit kohor.


Pas përzgjedhjes së projekteve fituese, kuratorja artistike e Javës së Krenarisë bashkë me ekipin organizativ do të përkujdesen që të punojnë ngushtësisht me artistin/en drejt përputhjes së projektit me temën e këtij viti, të cilën do ta zbulojmë më vonë. 

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni në [email protected] propozimin tuaj artistik deri në 2 faqe, motivacionin që qëndron pas propozimit artistik dhe buxhetin e planifikuar, bashkë me informatat tuaja personale dhe materiale vizuale (nëse ka). 


Afati i fundit për aplikim: 30 mars 2026

Pyetjet shtesë na i dërgoni në [email protected]