KOMUNIKATË: Pavarsisht situatës politike EuroPride 2022 mbahet në Beograd

22 12 2024

Gjatë javës së kaluar nga 12 deri me 17 në Beograd të Serbisë është mbajtur ngjarja EuroPride 2022. Europride është një ngjarje ndërkombëtare evropiane e komunitetit LGBTI+ që mbahet çdo vit në një qytet të ndryshëm evropian dhe që këtë herë u organizua në Beograd. Java filloi me konferencën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut ku për 4 ditë qindra aktivistë nga Evropa dhe më gjerë patën mundësinë të flasin dhe diskutojnë për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në Evropë dhe më gjerë. Të pranishëm gjatë krejt javës ishin edhe 9 aktivistë nga Kosova.

Duke marrë parasysh që EuroPride po organizohej për herë të parë në këtë regjion të Evropës, ngjarja po konsiderohej historike për komunitetin dhe kjo ishte mundësi shtesë që të gjithë aktivistët nga ky regjion ta shtonin presionin për respektim të të drejtave të njeriut në Ballkan. Java filloi e tensionuar pasi që vetëm pak orë pasi Policia e Serbisë e ndaloi mbajtjen e marrshit EuroPride 2022, Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić morri pjesë në hapjen e Javës së Krenarisë. Si shenjë proteste dhjetra aktivistë e penguan fjalimin e Kryeministres vazhdimisht për të kërkuar nga ajo që marrshi të mbahej.

Përgjatë gjithë javës nuk ishte e sigurt nëse marshi do të mbahej, dhe kjo shkaktoi një situatë të tensionuar politike. Për çdo ditë dhjetra protestues kryesisht me mesazhe fetare të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+ protestonin kundër mbajtjes së marrshit përballë Pride House, duke shkaktuar kështu pasiguri dhe një ndjenjë frike brenda komunitetit. Megjithatë, pas shumë përpjekjeve dhe negociatave me organizatorët e EuroPride, Policia e Serbisë lejoi mbajtjen e marrshit ani pse me një rrugë shumë më të shkurtë se që ishte planifikuar fillimisht.

Me 17 Shtator, gjatë kthimit nga koncerti i EuroPride i cili ishte mbajtur menjëherë pas marshit disa aktivistë nga Shqipëria të cilët ishin duke ecur të qetë drejt hotelit ku ata po qëndronin janë sulmuar nga huliganë të cilët ende janë të paidentifikuar. Çka e ka bërë edhe më shqetësues rastin ishte që pavarisisht se policia ishte shumë afër aktivistëve ata dështuan t’i mbrojnë aktivistët. U deshën disa minuta që policia të reagonte në mënyrë që dhuna të ndalej. Është jashtzakonisht shqetsuese dhe e papranueshme që policia e Serbisë ka dështuar t’i mbroj aktivistët. Prishtina Pride kërkon nga autoritetet kompetente të Serbisë që rasti të hetohet sa më parë dhe që huliganët të vihen para drejtësisë.

Përgjatë këtyre ditëve kemi parë reagime jashtzakonisht shqetsuese ne lidhje me këtë rast. Qindra komente janë parë në rrjete sociale ku dhuna ndaj aktivistëve është lavdëruar e është parë si diçka korrekte. Prishtina Pride vlerson se kjo gjuhë e urrejtjes është e papranueshme dhe denigurese për komunitetin LGBTIQ+.

Mbajtja e EuroPride ne Beograd të Serbisë pavarsisht që ka qenë ngjarje historike për komunitetin LGBTIQ+ në regjion, na tregon që homofobia është ende e pranishme në regjionin ku ne jetojmë, veprojmë, dhe punojmë. Përgjatë gjithë javës në Beograd të Serbisë, përveç protestave të përditshme, në rrugët e Beogradit janë parë edhe postera me gjuhë të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+.

Prishtina Pride e dënon dhunën dhe gjuhën e urrejtjes ndaj aktivistëve dhe komunitetit LGBTIQ+ dhe fton të gjithë aktivistët të vazhdojnë luftën për drejtësi, barazi, dhe respektim të të drejtave të njeriut.