EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE
4 QERSHOR
19:00
Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë
Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë vlerash që shpesh herë na serviret si normalitet. Një terminologji e abuzuar dhe abuzuese, që operon pothuaj eksluzivisht përmes një lenteje heteronormative dhe aspak gjithëpërfshirëse. Normal Love - një referencë e drejtpërdrejtë e filmit me të njëjtin titull nga regjizori dhe performuesi shumë dimensional i avantgardës amerikane të viteve 1960 Jack Smith, ironizon pikërisht këtë ide të normalitetit të imponuar dhe ku si revoltë, krijesa të mrekullueshme hermafrodite ngjyrosin imazhet e flakëruara të projektorit analog.
Përmes veprave të artistëve/eve pjesëmarrës/e, ekspozita shtron pyetjen se kush e përcakton atë që konsiderohet normale, natyrore, e pranueshme apo legjitime. Ajo na fton t’i kthehemi dashurisë: të vërtetës së thjeshtë jashtë konstrukteve shoqërore. “Normal Love” reflekton mbi dashurinë si forcë që ndërton komunitet — përtej racës, kombësisë, gjinisë apo orientimit — dhe si kërkesë e përbashkët njerëzore për dinjitet, siguri, dukshmëri dhe të drejtën për të ekzistuar lirshëm. Në Kosove ende jemi në mes të betejeva konkrete; në debatet për rreth Kodit Civil, nevojën për strehim të sigurt për personat LGBTIQ+, mbrojtjen nga diskriminimi, kujdesin shëndetësor afirmues gjinor dhe njohjen ligjore të identitetit gjinor. Këto nuk janë privilegje, por të drejta themelore.
Kuratore: Blerta Hocia
Artistë/e pjesëmarrës/e: Astrit Ismaili, Abi Shehu, Dardan Zhegrova, HAVEIT, Erjola Zhuka, Kairo Urovi
Ngjarja është e hapur për të gjithë.
Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....
KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...
INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...
LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR 21:00 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na...
HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 1 QERSHOR 18:00 Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë Java e Krenarisë 2026 hapet zyrtarisht me një ceremoni që bashkon përfaqësues/e institucionalë/e, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile...