QUEER BRUNCH
Muzikë nga Erleta
Board Games
3 QERSHOR
12:00 - 15:00
Kometë, Ulpianë, Prishtinë
Queer Brunch sjell një hapësirë të ngrohtë, të hapur dhe festive për komunitetin queer, miqtë dhe aleatët, ku takimi, biseda, ushqimi dhe muzika bëhen pjesë e atmosferës së Prishtina Pride Week 2026. Për këtë brunch, muzika do të vijë nga Erleta, ndërsa ushqimi do të përgatitet nga Fllanza Bytyçi, duke krijuar një përvojë të këndshme komunitare në hapësirën e Kometës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kalojnë kohë së bashku, të ndajnë biseda, të krijojnë lidhje të reja dhe të luajnë board games — të cilat mund t’i sillni edhe ju. Një moment joformal, mikpritës dhe gjithëpërfshirës për t’u takuar, për t’u çlodhur dhe për ta festuar komunitetin së bashku.
Ngjarja është e hapur për të gjithë.
Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....
KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...
INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...
LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR 21:00 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na fton...
EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...