Pride Talk me Vullnet Krasniqin
12.06 / 19:00 - 20:00 / Barabar Centre
Bashkohuni me ne për një bisedë intime e personale në kuadër të serisë së Pride Talks - kësaj here me Vullnet Krasniqin.
Vullneti, një gazetar i shquar LGBTQI+ dhe aktivist i zëshëm, do të ndajë rrugëtimin e tij personal në luftën për të drejtat e njeriut, veçanërisht në fushën e gazetarisë dhe medias, duke theksuar sfidat dhe fitoret kryesore. Kjo është një mundësi për të bashkëbiseduar, mësuar dhe për t`u frymëzuar!
*Ngjarja është e hapur për media.
Hapja Zyrtare e Javës së Krenarisë 2025 09.06 / 18:00 / Ndërtesa e Qeverisë Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë mbahet nën përkujdesjen e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra...
“Let’s Pride” 09.06 / 20:00 / Bubble Pub Tubimi i parë festiv i Javës së Krenarisë ka qenë tradicionalisht një nga ngjarjet më të dashura dhe më të pritura çdo vit. E ku më mirë të ndajmë këtë dashuri sesa në Bubble Pub, duke festuar njëri-tjetrin...
Punëtoria “Art for Pride” 10.06 / 11:00 - 17:00 / Qendra Barabar Një punëtori për artistët queer për të krijuar dhe ndarë veprat e tyre në një Ekspozitë të Hapur. Ftesë për të gjithë artistët që dëshirojnë të ndajnë një hapësirë me artistë të...
Masterclass: Dëmtimet që ndodhin online 11.06 / 10:00 - 13:00 / Kino ARMATA Bashkohuni me strategun e komunikimit dhe drejtorin e “Dare to be Grey”, Jordy Nijenhuis, për një sesion interaktiv mbi luftimin e dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe...
Punëtori për Shkrim: “Asnjë Hap Mbrapa” 12.06 / 13:00 - 16:00 / Bubble Pub Prishtina Pride 2025 fton të gjitha zërat queer! Bashkohuni me artisten dhe aktivisten Uresa Ahmeti për një punëtori shkrimi ku pasioni takohet me lapsin dhe letrën....