LET’S PRIDE
Performancë në gitarë: Doruntinë
DJ: Vesë
1 QERSHOR
21:00
Juno’s Social Hub, Prishtinë
Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na fton të mblidhemi për ta festuar njëri-tjetrin, për ta ndarë gëzimin e rezistencës sonë dhe për ta nisur edicionin e këtij viti me energji, dashuri dhe krenari. Këtë vit, Let’s Pride mbahet në Juno’s Social Hub, duke filluar nga ora 21:00. Mbrëmja do të shoqërohet me një performancë live në kitarë, nga Doruntinë, si dhe me muzikë nga Vesë – DJ, që do ta mbajë ritmin e festës deri në fund. Ngjarja do të mbahet në Juno’s Social Hub, Prishtinë. Ngjarja nuk është e hapur për media.
Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....
KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...
INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...
EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...
HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 1 QERSHOR 18:00 Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë Java e Krenarisë 2026 hapet zyrtarisht me një ceremoni që bashkon përfaqësues/e institucionalë/e, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë...