KONCERT: ADELINA ISMAILI
5 QERSHOR
12:45
Biblioteka Kombëtare, Prishtinë
Pas përfundimit të Paradës së Krenarisë, vazhdojmë bashkë drejt koncertit të këtij edicioni. Kush tjetër përveç Adelina Ismailit mund të mishërojë kaq fuqishëm figurën e divës shqiptare: një artiste me prani të jashtëzakonshme skenike, me prapavijë aktiviste dhe me një karrierë që ka tejkaluar pritjet, kohët dhe regjimet? Adelina Ismaili do të jetë sivjet këngëtarja e Koncertit të Javës së Krenarisë në Kosovë. Që nga depërtimi i saj i fuqishëm artistik në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, ajo ka mbetur një nga zërat më të guximshëm, më të dashur dhe më të paharrueshëm të skenës shqiptare. Në këtë koncert, ajo do të sjellë për publikun energjinë, muzikën dhe praninë e saj ikonike, duke e kthyer hapësirën para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë në një vend feste, solidariteti dhe krenarie.
Koncerti është i hapur për të gjithë. Hyrja është falas.
Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....
KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM 4 QERSHOR 10:00 – 12:00 Sirius Hotel, Prishtinë Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë...
INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...
LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR 21:00 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na...
EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...