Çfarë fillimi i mrekullueshëm i Javës së Krenarisë 2024!

05 11 2024

Çfarë fillimi i mrekullueshëm i Javës së Krenarisë 2024! 🎉

Sot u mblodhëm në ndërtesën e Qeverisë, nën moton “Kemi qenë dhe do t’jemi” për hapjen zyrtare të Prishtina Pride 2024, duke shprehur edhe një herë kërkesën për njohjen dhe të drejta të barabarta për të gjitha komunitetet LGBQTI+.

Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit. Fjalë Mirëseardhje kishim nga Habit Hajredini. U nderuam nga fjalimet e fuqishme të mbajtura nga: Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të VV,Alyson Grunder, Zëvendës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tomáš Szunyog, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosovë dhe Arber Nuhiu, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale – CSGD. 

Njohja dhe mbështetja institucionale për të drejtat e LGBTQI+ janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku të gjithë/a mund të jetojnë autentikisht dhe pa frikë. Ne bëjmë thirrje që qeveria jonë të angazhohet dhe të sigurojë që të drejtat dhe dinjiteti i të gjithë individëve LGBTQI+ të respektohen.