Java e Krenarisë 2018 u mbajt më 05 tetor - 10 tetor nën sloganin “Në Emër të Lirisë”.
Përgjatë kësaj jave u organizuan një sërë evenimentesh/aktivitetesh, përfshirë këtu:
· Shfaqja e filmit "Women who kill";
· Punëtoria mbi metodat e vetëmbrojtjes - International Krav Maga Federation;
· Punëtoria mbi zhvillimin e potencialit njerëzor;
· Punëtoria mbi organizimin e komunitetit për paradë;
· Ekspozita “Queer Salon” që fokus të veçantë kishte ekspozimin e diversitetit në media dhe tematikave të artit queer;
· Konferenca “Përmirësimi i të drejtave LGBTIQ+”, me panelin e parë “Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë ndryshe” dhe panelin e dytë “Publikimi i raportit “Avancimi i të drejtave LGBTI duke ndërtuar kapacitetet e shërbyesve civil: Një vlerësim i programeve trajnuese të institucioneve publike në Kosovë”;
· Shfaqja e filmit "Poltical animals";
· Punëtoria- Mobilizimi i të rinjëve LGBT+ - Shembuj të praktikave të mira të ekipit të vullnetarëve nga Da se zna;
· Konferenca "Kuptimi dhe tejkalimi i sfidave të çështjeve LGBTI", me panelin e parë "Të jesh transgjinor në Kosovë" dhe panelin e dytë "Bashkëpunimi/ Rrjetëzimi/ Fuqizimi";
· Shfaqja e flimit "Man made";
· Parada e Krenarisë.