Java e Krenarisë 2019 u mbajt më 07 tetor - 10 tetor, ku nëpërmjet sloganit “Për kon t’rreh zemra” bëri thirrje për tolerancë, mirëkuptim dhe pranim.
Slogani “Për kon t’rreh zemra” përfshinë në vetvete ndjenja pozitive dhe mbështetje si pjesë përbërëse e secilit person sepse zemra e secilit rreh për një kauzë, një person, dhe si e tillë, kjo ndjenjë nuk mund të kontrollohet ose zhduket, por duhet të kuptohet dhe të pranohet.
Përgjatë kësaj jave u organizuan një sërë evenimentesh/aktivitetesh, përfshirë këtu:
· Hapja e Javës së Krenarisë 2019;
· Ekspozita "QUEIN" që mbërthen në vete storie personale të personave LGBTIQ+;
· Karaoke Night;
· Konferenca “Legjislacioni: Mundësitë e shfrytëzuara dhe të humbura”
· Ekspozita "TransBalkan” - një projekt fotografik dokumentar që përqendrohet në komunitetin trans në rajonin e Ballkanit, të Evropës Jug-Lindore;
· Shfaqja e filmit "Moonlight", e përcjellë nga një diskutim i hapur;
· Publikimi i manualeve; 1) 1. Manual për Gazetarët që mbulojnë çështjet e personave LGBTI dhe 2) Manual për praktikën psikologjike me persona transgjinorë;
· Shfaqja e filmit të shkurtër “Kosova Trans” - një film i shkurtër dokumentar për një transgjinore 18 vjeçare nga Kosova;
· Trivia Night - aktivitet social që synoi një bashkëveprim midis
· pjesëmarrësve rreth temave të Javës së Krenarisë;
Parada e Krenarisë.