Kolektivi artistik HAVEIT (Hana, Vesa, Lola dhe Alketa) solli në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë një ndërhyrje të fuqishme artistike. Kjo performancë nisi me një pyetje thelbësore: ku shkojnë të rinjtë LGBTQI+ kur refuzohen nga familjet dhe shoqëria, dhe ku mund të ndihen vërtet të sigurt? E konceptuar rreth mungesës së një strehimoreje për personat LGBTIQ+, kjo vepër theksoi urgjencën për krijimin e hapësirave të sigurta dhe ekspozoi mënyrat se si diskursi i ashtuquajtur i moderuar prodhon dhunë, duke treguar se kur shoqëria dështon të ofrojë strehë, individët detyrohen të krijojnë hapësirat e tyre, sado të brishta qofshin ato.