Queer Brunch

05 06 2026

Hapësira e Kometës në Ulpianë u mbush me ngrohtësi, biseda dhe energji të mirë gjatë “Queer Brunch”, si pjesë e platformës festive të Prishtina Pride Week 2026. Ky takim na bëri bashkë për t’u çlodhur dhe për të festuar në një ambient krejtësisht mikpritës e gjithëpërfshirës. Pjesëmarrësit shijuan ushqimin e përgatitur nga Fllanza Bytyçi, përzgjedhjen muzikore nga Erleta, dhe duke luajtur board games e duke krijuar shoqëri të reja.