Rruga ikonike “Kafet e Rakisë” në Prishtinë u transformua përmes dritës dhe ngjyrave me instalacionin publik të video-mapping-ut “Dritat e Paradës” nga Kaltrina Berisha. Përmes animacionit dhe projeksionit vizual, kjo hapësirë u kthye në një festë të identitetit, diversitetit dhe përfshirjes, duke i fuqizuar zërat LGBTIQ+ dhe duke e bërë publikun pjesë të një përvoje të përbashkët kulturore në ambient të hapur.