U mbajt shfaqja teatrale “Monologjet e vaginës dhe monologje të tjera heretike”
05 06 2026
Në Sallën e Kuqe në Prishtinë, përjetuam një natë të fuqishme teatrore me shfaqjen “Monologjet e vaginës dhe monologje të tjera heretike”, sipas Eve Ensler dhe Jeton Nezirajt. Nën aranzhimin skenik të Blerta Nezirajt dhe interpretimin e shkëlqyer të Adrian Morinës, Edon Shilekut dhe Diva-s, kjo performancë solli në skenë zëra, trupa dhe rrëfime që sfidojnë heshtjen, turpin dhe normat shtypëse. Duke kthyer përvojën personale në akt politik, mbrëmja shërbeu si një hapësirë dëshmie, rezistence dhe çlirimi për të gjithë ne.