Në hapësirën e Kometës në Ulpianë, artistja Ms. Indefinite solli performancën “Dy Trupa”, një vepër e frymëzuar nga piktura ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s. Përmes gërshetimit të pranisë live, video-projeksionit dhe interpretimit poetik, ky realizim ri-konceptoi takimin mes trupit fizik dhe atij të projektuar. Performanca trajtoi trupin si një territor politik, dashurinë si një formë rezistence dhe identitetin si një proces të vazhdueshëm, duke përdorur metaforën e gjakut për të pasqyruar dhunën strukturore, por edhe jetën e trashëgimisë emocionale.