Java e Krenarisë në Prishtinë u përmbyll me shfaqjen drag “REVOLT on the Dance Floor”. Ishte një natë ku muzika, performanca dhe aktivizmi u bënë një, duke treguar se brenda fjalës “REVOLT” jeton gjithmonë “LOVE”.
Nata u nda në dy akte, LOVE dhe REVOLT, që pasqyruan shpirtin e kësaj jave. Me performanca nga Hanabi Gorgeous Gucci, Legendary Madame B Gucci, Riley Revlon, Legendary Gigi Revlon, Hydra dhe Alex Elektra, si dhe muzikë nga Matale, Rebiswan, Elisë dhe Agon, skena u shndërrua në një hapësirë gëzimi, rezistence dhe festimi kolektiv.
Në frymën e sloganit “Barazi ose Revoltë”, mbrëmë dëshmuam se barazia ndërtohet përmes artit, zërit dhe pranisë kolektive. Faleminderit që vallëzuat, u revoltuat dhe festuat me ne deri në fund të këtij edicioni historik!