Ekspozita kolektive "Normal Love" Kuruar nga Blerta Hocia
05 06 2026
Në hapësirën e Ish-Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” (CNP) në Prishtinë, u hap ekspozita kolektive “Normal Love”, kuruar nga Blerta Hocia dhe me pjesëmarrjen e artistëve/eve: Astrit Ismaili, Abi Shehu, Dardan Zhegrova, HAVEIT, Erjola Zhuka dhe Kairo Urovi. E frymëzuar nga filmi me të njëjtin titull i regjisorit avantgardë Jack Smith, ekspozita erdhi si një ballafaqim me absurditetin e “normalitetit” të imponuar heteronormativ. Përmes veprave të tyre, artistët/et shtruan pyetje të rëndësishme mbi atë se kush e përcakton të pranueshmen, duke na ftuar t’i kthehemi dashurisë si një forcë që ndërton komunitet dhe si një kërkesë e përbashkët për dinjitet, siguri e dukshmëri, pikërisht në këtë kohë kur betejat konkrete për Kodin Civil dhe të drejtat themelore në Kosovë vazhdojnë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 9 qershor. Orari i vizitave: 13:00–17:00.