Hapja zyrtare e Prishtina Pride Week 2026

05 06 2026

Java e Krenarisë në Prishtinë u hap zyrtarisht në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me thirrje për barazi, drejtësi dhe solidaritet. Gjatë kësaj ngjarjeje, me fjalime rasti u adresuan Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Mimoza Kusari Lila, ushtruesi i detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Boguslaw Gertruda, Ambasadori i Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, Blend Bytyqi nga CSGD, Mary Ann Hennessey shefe e Këshillit të Evropës si dhe Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë.