Edicionin e sivjetmë të Javës së Krenarisë e nisëm me muzikë, biseda, përqafime dhe shumë energji pozitive në Juno’s Social Hub. Si çdo vit, kjo mbrëmje na mblodhi bashkë për të festuar komunitetin tonë, për t’u takuar me miq të vjetër e për të krijuar miq të rinj. Atmosferën e bëri edhe më të veçantë performanca live në kitarë nga Doruntinë , ndërsa më pas DJ Vesës u kujdes që festa të vazhdonte me ritme të mira deri në fund të mbrëmjes.