Konferenca “10 vjet krenari, rezistencë dhe veprim.”

05 06 2026

Sot shënuam një moment historik me konferencën “10 vjet krenari, rezistencë dhe veprim.” Ky takim bëri bashkë zërat e aktivistëve/eve, anëtarëve/eve të komunitetit, përfaqësuesve/eve institucionalë/e dhe partnerëve për të reflektuar mbi një dekadë të tërë organizimi publik, rezistence kolektive dhe ndërtimi të lëvizjes për të drejtat e personave LGBTIQ+ në Kosovë. Të frymëzuar nga slogani “Barazi ose Revoltë,” diskutuam mbi rrugëtimin e kaluar dhe sfidat që na presin, duke rikonfirmuar se çfarë do të thotë të organizohesh dhe të mos dorëzohesh për dhjetë vite me radhë.